Deda: Procedimi me votim pa 80 deputetë është shkelje e Nenit 86 të Kushtetutës
Analisti Ilir Deda ka reaguar pas përpjekës së VV-së për ta zgjedhur presidentin e Kosovës në mënyrë kundërkushtetuese.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se procedimi me votim pa 80 deputetë është shkelje e Nenit 86 të Kushtetutës.
“Nuk ekziston raundi i parë i zgjedhjes së presidentit pa pjesëmarrje të 80 deputetëve në votim. Procedimi me votim pa 80 deputetë është shkelje e Nenit 86 të Kushtetutës- këtë e dijmë që nga viti 2011”, ka shkruar ai.