Debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill, publikohet agjenda
Më 18 prill pritet që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të diskutoj në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kështu u bë e ditur sipas agjendës së publikuar nga Asambleja për sesionin pranveror.
Në agjendë bëet e ditur se diskutimi do të nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë për dy orë e gjysmë, gjithashtu bëhet e ditur se në këtë diskutim do të ketë prezantim të raportit nga Raportuesja për Kosovën, Dora Baokyannis, Azdeh Rojhan nga Suedia dhe Beatrice Fresko Rolfo nga Monaco.