Debat energjik e skandaloz për skandalet në Energji: Robtë e seancës - NACIONALE

Debat energjik e skandaloz për skandalet në Energji: Robtë e seancës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës me përplasje në mes të pushtetit e opozitës, me të shara e me kërkimfalje, iu rikthye debatit përsëri. Kësaj radhe për Komisonin hetimor për menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Deputetët e Kosovës kanë disktutuar për themelimin e Komisoni hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike, por tani jo vetëm për një komision, po për dy të tillë.

Komisioni i parë është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës [PDK] të cilën e kanë përkrahur edhe partitë tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK] dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK].

Teksa dje, e mërkurë, Vetëvendosje [VV], propozoi themelimin e komisonit hetimor i cili do të fillonte një hetim që nga viti 2006 deri më 2022.

Deputetët përplasin mendimet për Komisonin hetimor për energji

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, hapi debatin për komisonin hetimor i cili tha se kjo është e drejtë e opozitës që të themelojë komisone.

…Mohimi i të drejtave kushtetuese të 40 nënshkruesve u duhet vetëm atyre që duan ta sabotojnë të vërtetën”, ka thënë ndër të tjera Shala.

Kjo sfidë sociale, politike, e ekonomike kërkon ekipe profesionale menaxhuese e fatkeqësisht nuk i kemi këto… kemi individë e grupe të politizuar që menaxhojnë me sektorin”, u shpreh ai.

“…Presim që qytetarët ta dinë të vërteten për krizën energjetike në vend. Ju bëj ftesë për të mirë të shtetit ta formojmë sot komisionin hetimor dhe ta përmbyllim ketë debat të shumëzgjatur dhe të panevojshëm që po na mban peng”, theksoi Shala.

Ndërsa shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kurrë në Kosovë nuk janë formuar komisone nga pushteti dhe se ai ka thënë se e përkrahin kërkesën e inicuar nga PDK-ja.

Kosova ka formuar disa komisione hetimore parlamentare. Asnjëherë në krejt këto komisione hetimore asnjë shumicë nuk e ka ndryshuar objektin, kohëzgjatjen e hetimit dhe fushën e veprimit. E sot çka po ndodh? Kusari del e thotë se ne e kemi propozuar një komision tjetër, e ju duhet ta shkrini atë komision, e kjo nuk do të ndodhë. Kërkesa e Abelard Tahirit duhet të formohet, kërkesa e 40 deputetëve nuk mund të ndryshohet. Kurrë s'e kemi bo praktikë me ndryshu. Pushteti tenton me mbytë një kërkesë të tillë parlamentare me veprimet e mosveprimet. Dhe unë i them po hajde t’i hetojmë vitet e kaluara, dhe e votojmë një komision të tillë, por të jetë komision tjetër i veçantë. E ky është kërkuar sipas fushës duhet të votohen dhe jo të ndryshohet. Nëse kjo ndodh, atëherë kemi përmbysje të sistemit të vlerave demokratike. Sot do të përplasemi dhe do të përplasemi keq. Propozoj kryetar të këtij komisioni, Driton Selmanaj, i cili nuk është nënshkrues i këtij komision nismë e të cilit është shefi i GP-së të PDK, Abelard Tahiri”, ka thënë Gashi.

Teksa nga AAK-ja, depuetja e kësaj partie, Time Kadrijaj, ka bërë të ditur se e përkrahin kërkesën e PDK-së për themelimin e Komisionit hetimor.

40 deputetë e kanë nënshkru formimin e këtij Komisioni Hetimor, dhe s’ka asgjë që mundet me ndalë këtë komision. As s'e di çka po doni me fshehë. Dhe ne si partitë e tjera opozitare do ta përkrahim pasi asnjëherë në historinë e vendit s’janë refuzu Komisionet Hetimore. Si AAK e përkrahim këtë Komision Hetimor. Propozojmë Pal Lekajn që të jetë në këtë grup dhe Komision Hetimor”, ka thënë Kadrijaj.

Pushtetit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë në emër të Qeverisë së Kosovës se nuk kanë asgjë për të fshehur dhe sipas saj, këto ditë janë bërë shumë manipulime.

Në fakt mirëpresim momentin dhe këtë mundësi për të sqaruar shumë gënjeshtra dhe manipulime të cilat jeni duke i bërë ditëve të fundit”, ka thënë ajo.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është përgjigjur ndaj akuzave të opozitës. Sipas tij ka një ngatërrim skandaloz të numrave nga ana e deputetëve të opozitës, në çështjen e shitjes dhe blerjes së energjisë elektrike.

Më tutje, ai shtoi, ekzistenca e reduktimeve nuk filloi me qeverinë Kurti, sepse ato ishin të pranishme edhe më herët. Madje ai ka thënë: “të mjafton një klikim në google, për të parë se si blloqet e ndryshme kishin rënë edhe më herët, në sezonin e dimrit.

Për më tepër Murati, tha që ka qenë e pamundur të sigurohet energjia më herët, për shkak se duhet përcjellje afatgjatë e çmimit të energjisë elektrike. Sipas tij, “as kompani shumë më të fuqishme dhe profesionale nuk ia dolën t’i shmangen kësaj krize.”

Ndërsa shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë thirrje që të përfshihet edhe propozimi i tyre, ose nuk do të përkrahin komisonin e propozuar nga opozita.

Nëse dëshirojmë të jemi transparentë, po e zgjerojmë gamën e hetimit në sektorin e energjisë që do ta bëjë komisioni hetimor në sektorin e energjisë”, ka thënë Kusari-Lila.

Përplasjet e tjera

Përveç këtyre, në Kuvend pati edhe përplasje të tjera mes deputetëve të opozitës dhe kabinetit qeveritar dhe deputetëve të shumicës.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ftuar pozitën që të hetojë të gjitha gjërat “jo veç energjinë, çka të doni”.

Më tej ai e përmendi edhe rastin e privatizimit të KEK-ut, në të cilin rast ka aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare për Mimoza Kusari-Lila.

Mimoza Kusari-Lila, shefja juaj, është në bankën e të akuzuarve për atë të kaluar. Dhe a e dini çka është ironia? Unë jam i bindur që është padrejtësisht aty, se s’ka bërë asnjë faj. Ju jeni të bindur që kjo e ka shkelë ligjin dhe ka bërë krime, se qashtu keni thënë në të kaluarën”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi po ashtu, deputetët që ishin në PDK e që shkuan në VV, i quajti “azilantë”.

Përveç kësaj, në fillim të seancës deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, shau me robë deputët që mund të ishin të VV-së por nuk dihet saktësisht.

Tahiri u dëgjua derisa përdorte fjalë eksplicite në komunikim “Ah, robtë jua q**sha!”

Tahirit iu kërkua nga kryetari Konjufca që të kërkojë falje, gjë të cilën e bëri ai, duke thënë se ishte në 'afekt' dhe nuk e kishte për deputetët.

Kuvendi aktualisht ka shkuar në pazuë deri në ora 15:00.

Përmbledhjen e parë të seancë së Kuvendit mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme