Dallimet e koalicionit më të ri në vend: AAK e NISMA mendojnë ndryshe për opozitën - NACIONALE

Dallimet e koalicionit më të ri në vend: AAK e NISMA mendojnë ndryshe për opozitën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ditë më parë, dy partitë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA kanë zyrtarizuar koalicionin e tyre parazgjedhore. Mirëpo më sa duke mendimet e zyrtarëve të këtyre dy partive nuk janë edhe të njëjta sa i përket partive opozitare. Pse?

Gjatë ditës së sotme, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, nuk i ka kursyer kritikat ndaj dy liderëve të opozitës, Memli Krasniqit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Berisha në një prononcim për Radio 1, Berisha ka vlerësuar se opozita me Krasniqin e Abdixhikun është problem.

“Me Lumirin e me Memlin është problem opozita, kjo duket për shkak të telasheve që kanë brenda strukturave dhe edhe më keq është se në momentin më të keq për Kosovën këta kanë qëlluar liderë të partive të tyre, e me ta është problem me i dalë opozitë Albin Kurtit. Lumiri po i sheh disa ëndrra me ‘rrugën e re’ por, ai sondazhet i ka në tavolinë dhe e din se LDK-ja nuk janë në atë stadin ku ai po e paraqet. Edhe PDK-ja me Memlin që është shumë djalë i mirë, mirëpo për këtë situatë nuk ka mundësi të bëjë diçka me PDK-në” - thotë Berisha, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, ndryshe mendimit të tij, është Bilall Sherifi i NISMA-s, i cili ka thënë se nuk është koha që partitë opozitare të merren me njëra-tjetrën.

Sherifi në një intervistë për Gazetën Nacionale ka thënë se qëndrimi i opozitës duhet të jetë përmes kritikës konstruktive të demaskohen politikat e gabuara të qeverisë

Ata më së miri e dinë që është dashur të bëhet më shumë. Gjithmonë ka hapësirë për më shumë. Mirëpo tash nuk është më koha që partitë opozitare të merren me njëra tjetrën, por që përqendrimi të jetë përmes kritikës konstruktive të demaskohen politikat e gabuara të qeverisë!” – ka thënë Sherifi.

Koalicioni AAK-NISMA

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë bërë një deklaratë të përbashkët, duke shpallur partneritetin për zgjedhjet parlamentare të ardhshme. Kjo vjen pas një marrëveshjeje të arritur mes dy forcave politike, duke theksuar nevojën për të bashkuar forcat "për të parandaluar degradimin e shtetit."

Në këtë partneritet, të dy partitë janë pajtuar që të formojnë "rreshtin e përbashkët" në marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e ardhshme.

Gjithashtu, në dokumentin e marrëveshjes bëhet e ditur se AAK-ja dhe Nisma janë të hapura për të zgjeruar këtë koalicion, duke ftuar të gjitha partitë politike, nisma qytetare apo shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme interesi që, siç thuhet aty, qëllim kanë "ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshëm e afatgjatë".

“Të dyja partitë dakordohen që të krijojnë rreshtin e përbashkët për shtetin e Kosovës dhe përcaktohen të hapura për zgjerim të koalicionit me të gjitha ato parti politike, nisma qytetare apo shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme interesi e që për synim kanë ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshëm e afatgjatë, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, kjo në partneritet të përhershëm me aleatët strategjikë, ShBA dhe BE”, thuhet në marrëveshjen e nënshkruar mes partive, të siguruar nga Klan Kosova.

Më tej aty thuhet se detajet e këtyre objektivave politike dhe aspekteve teknike do të përfshihen në një aneks të veçantë të marrëveshjes.

“Objektivat politike dhe aspektet teknike të këtij koalicioni, specifikohen me një aneks të veçantë që do t ‘i bashkohet kësaj marrëveshjeje”, thuhet në marrëveshje.

Sipas Deklaratës Politike të siguruar nga Nacionale, ndër synimet për krijimin e "Frontit të përbashkët" janë: përkushtimi për të ndaluar degradimin e marrëdhënieve me ShBA-në dhe BE-në, të cilat shihen si garanci për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor, mos lejimi i rrezikimit të pavarësisë, mbrojtja e karakterit unitar të shtetit, ndalimi i logjikës që nxit konfliktet etj.

Lajme të ngjashme