Dalipi e kritikon Serbinë pas lirimit të Radojiçiqit: Vetëm për të marrë vëmendjen e mediave
Luan Dalipi, shef i stafit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lirimit të Milan Radojiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, që e pranoi se organizoi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Në një reagim në X, Dalipi vlerësoi se arrestimi dhe lirimi i Radojiçiqit është vetëm shfaqje në media.
“Aleksandar Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë mbështeti terrorizmin në Kosovën fqinje. Arrestimi dhe lirimi i një terroristi kryesor është vetëm për të marrë vëmendjen e mediave. Manipulimi i tij i stilit Millosheviq/Putin nuk do të mashtrojë askënd. Mbajtja e përgjegjësisë është thelbësore për këtë shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar.” – shkroi Dalipi në X.
@avucic & Serbia's Gov supported terrorism in the neighboring @Kosova. Arresting & releasing a front-lead-terrorist is a MEDIA STUNT. His Milosevician/Putin-style manipulation won't fool anyone sane.
— Luan Dalipi (@DalipiLuan) October 4, 2023
Accountability is essential for this serious breach of international law.