Dalin para gjykatës tre të arrestuarit për aferën vaji dhe gruri
Ridvan Muharremi, Hafiz Gara e Irfan Lipovica, për pak minuta do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake në Prishtinë.
Ata tashmë kanë mbërritur në objektin e Pallatit të Drejtësisë.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ndaj tyre do të kërkohen 30 ditë paraburgim.
Mbetet të shihet cili do të jetë vendimi i Gjykatës.
Të tre janë arrestuar dje në disa aksione të Policisë e Prokurorisë.