Dalin pamjet e kontrollit të vilës së Milan Radojiçiqit nga Policia e Kosovës - NACIONALE

Dalin pamjet e kontrollit të vilës së Milan Radojiçiqit nga Policia e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Që në mëngjes, Policia e Kosovës e ka nisur një aksion policor të kontrollit në pesë lokacionae në veri të Kosovës. Siç e ka konfirmuar Prokuroria e Kosovës, aksioni policor është zhvilluar kryesisht në pronat e Milan Radojiçiqit, i dyshuar si udhëheqës i grupit të serbëve që kreu sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

RTK-ja ka publikuar disa foto gjatë bastisjes së vilës së Radojiçiqit në Ujman.

Kujtojmë që Milan Radojiçiqi, nënkryetar i Listës Serbe, është i dyshuar edhe për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, për frikësimin e dëshmitarëve të rastin “Brezovica” dhe është i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe.

Lajme të ngjashme