Daja i 21-vjeçares që u vra në Ferizaj: Boll më me vrasje, gjaku i Eronës të jetë vulë për drejtësinë - NACIONALE

Daja i 21-vjeçares që u vra në Ferizaj: Boll më me vrasje, gjaku i Eronës të jetë vulë për drejtësinë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Daja i 21-vjeçares Erona Cokli e cila u vra pasditen e së premtes në Ferizaj, Milazim Tahiri, ka folur para gazetarëve gjatë protestës që është mbajtur në Ferizaj.

Ai ka thënë se dëshira e tij është që gjaku i mbesës së tij, të jetë vulë për drejtësinë në Kosovë.

Unë jam Milazim Tahiri, daja i Drilonit. Unë mendoj se edhe ne si shoqëri në përgjithësi do t’i bashkojmë forcat dhe do t’i ndihmojmë drejtësisë. Boll na vranë. S’durohet më kështu. Unë mendoj që të jetë ky rast i fundit, se na vranë Marigonën, na e vranë Liridonën, na e vranë Eronën. Boll më me vrasje. S’ka më vrasje. Dëshira ime është që gjaku i Eronës të jetë vulë për drejtësinë e këtij vendi”, tha ai në një deklarim të shkurtër para gazetarëve.

Kujtojmë se Erona Cokli u vra të premten nga ish-burri i saj në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Kjo vrasje ka tronditur Kosovën dhe ka nxitur reagime të jashtëzakonshme të cilët kanë kërkuar dënim meritor ndaj të dyshuarit.

Lajme të ngjashme