Daçiq: S'e ka veç Kurti obligim formimin e Zajednicës, e ka edhe BE-ja
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në një deklaratë për RTS u shpreh se “maskat duhet të bienin” dhe të shihej nëse ekzistonte ose jo marrëveshja e Brukselit. Nëse ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian nuk mund t’i japin fund Albin Kurtit, siç u shpreh ai, atëherë kjo nënkupton se ose janë të dobët ose po e pëlqejnë heshturazi.
Daçiq tha se marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ishte arritur nëntë vjet më parë, dhe se ajo duhej të zbatohej.
“Nëse ShBA-ja dhe BE-ja nuk i japin fund Kurtit, atëherë kjo është ose dobësi e tyre, ose pëlqim i heshtur,” – vazhdoi më tej.
Më tej, ai u shpreh se nuk është vetëm obligim i Kurtit formimi i Zajednicës por edhe i Bashkimit Evropian.
Daçiq deklaroi po ashtu se ky është një vendim historik dhe se ai e mbështet një gjë të tillë.
