Daçiq për tërheqjen e Policisë nga objektet e komunave: Janë truke të Prishtinës - NACIONALE

Daçiq për tërheqjen e Policisë nga objektet e komunave: Janë truke të Prishtinës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zvogëlimet dhe tërheqjet graduale – tashmë përgjysmë – të pranisë së njësive speciale në-dhe-rreth ndërtesave komunale në veri “janë truke të Prishtinës” që “Serbia nuk i pranon”, ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në një intervistë për Tanjug.

Këto deklarata Daçiq i bëri për Tanjugun e Serbisë.

Ai tha më tutje se “qeveria nuk ka pasur leje për dërgimin e Policisë në veri”, duke shtuar se nuk janë të kënaqur me mënyrën e tërheqjes së policëve.

“Kurti nuk ka të drejtë në atë që ka bërë. Është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, ka dërguar policinë në veri të Kosovës edhe pse nuk ka pasur lejen e KFOR-it dhe as pëlqimin e komunave serbe”, tha më tutje ai.

Lajme të ngjashme