Daçiq: Kosova ka mjaftueshëm vota për t'u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, por s'është e drejtë - NACIONALE

Daçiq: Kosova ka mjaftueshëm vota për t'u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, por s'është e drejtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur se Kosova ka numër të mjaftueshëm të votave për t’u pranuar në Këshillin e Evropës, marrë parasysh numrin e shteteve në këtë organ që e kanë njohur pavarësinë tonë.

“Kur jemi te shtetet që e kanë njohur Kosovën, pozitën më të keqe e kemi në Evropë,” – u shpreh z. Daçiq në një intervistë për Politikan.

Sipas tij, Kosova nuk do të kishte të drejtë që të bëhej anëtare e Këshillit të Evropës sepse (sic) nuk është shtet dhe nuk është anëtare e OKB-së.

Sipas kryediplomatit serb, Islanda – që ka presidencën e radhës të Këshillit të Evropës – është nën presion të madh, kryesisht nga Gjermania për ta vënë çështjen e aplikimit të Kosovës në agjendë. I njëjti presion, tha ai, i ishte bërë edhe Irlandës që kishte presidencën e KiE-së deri tash.

Kur u pyet nëse Serbia mund të ndërmerrte ndonjë hap drastik për t’u larguar nga ky organ, ai tha që do të vlerësoheshin interesat serbe dhe që Serbia nuk do të pajtohej për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës “pa luftë”.

Lajme të ngjashme