Daçiç viziton Zagrebin për Krishtlindje: Serbia dhe Kroacia ‘të garojnë në ndërtimin e paqes’
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë vizitës në Zagreb, në prag të Krishtlindjeve ka thënë se Serbia dhe Kroacia, në vend të urrejtjes, duhet të bëjnë garë në ndërtimin e paqes dhe marrëdhënieve të mira.
“Serbët dhe kroatët kanë shumë interesa të përbashkëta. Pavarësisht se çfarë ndodhi 10 apo 30 vjet më parë, ne duhet të shikojmë çështjet që lidhen me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Ne duhet të përpiqemi të gjejmë një interes të përbashkët edhe kur nuk mendojmë njësoj. Ne nuk mendojmë njësoj për shumë çështje, por duhet të flasim dhe të merremi vesh. Prandaj edhe jemi sot këtu”, tha Daçiq.
Bashkë me Daçiqin, në pritjen e Krishtlindjeve në Këshillit Kombëtar Serb, të pranishëm janë edhe anëtarët e Qeverisë së Serbisë, ministrja për Integrim Evropian e Serbisë, Tanja Mishçeviq, ministri i të Drejtave të Njeriut dhe i Pakicave i Qeverisë së Serbisë dhe kryetari i Bashkimit Demokratik të Kroatëve në Vojvodinë, Tomislav Zhigmanov, si dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.
Të pranishëm janë edhe anëtarë të Qeverisë së Kroacisë, përfshirë kryeministrin Andrej Plenkoviq.
Marrëdhëniet në mes Kroacisë dhe Serbisë, u ri-acaruan, në vitin 2022, kur qeveria serbe, akuzoj pilotët kroat për krime luftë gjatë operacionit ‘’Stuhia’’, në fillim të vitit 1995./REL