“D.m.th”: Elvis Hoxha e fshin statusin e çuditshëm, pa e sqaruar përmbajtjen enigmatike - NACIONALE

“D.m.th”: Elvis Hoxha e fshin statusin e çuditshëm, pa e sqaruar përmbajtjen enigmatike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pak më parë, gazeta Nacionale raportoi se Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, që në publik njihet për gjuhën e tij prej “filozofi”, ka bërë një status të çuditshëm. Tashmë ai status është fshirë.

Për dallim prej statuseve të tij, të cilat shpesh kritikohen për gjuhën e ashpër që përmbajnë, ai shkroi një status të çuditshëm, por jo për përmbajtjen, sa për mospërmbajtjen.

Më saktësisht, Hoxha kishte shkruar vec tri shkronja të ndara në mes me dy pika.

“D.m.th” – shkroi Hoxha, që më shumë gjasë është status i postuar gabimisht.

Por i njëjti status më nuk ekziston në profilin e Hoxhës në Facebook. Ai e ka fshirë këtë status, por pa treguar e pa u sqaruar në lidhje me kuptimin e statusit me tri shkronja e dy pikat në mes.

Lajme të ngjashme