Çudit sociolog Maloku: Neve na konvenon që Vuçiqi të jetë prorus e autokrat
Sociologu Fadil Maloku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sjellja e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, vetëm sa po faktorizon shqiptarët.
Sipas këndvështrimit të zotit Maloku, edhe pse në pamje të parë mund të tingëllojë absurde, sjellja e karakterit autokratik dhe “rusofil” e Vuçiqit u sjell dobi shqiptarëve.
Kjo pasi, sipas tij, pozicionimi i kreut të shtetit serb në këtë mënyrë vetëm e faktorizon Kosovën gjeopolitikisht dhe gjeostrategjikisht në rajon, duke kontribuar kështu në rritjen e proamerikanizmit tek shqiptarët.
Kryeministri Albin Kurti megjithatë ka kërkuar që Serbia të çlirohet nga historia e saj dhe të demokratizohet duke nënkuptuar me të drejtë se pikërisht kjo i konvenon edhe Kosovës.