Colomina takon Kurtin: NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja
Zëvendësndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje Politike dhe Siguri, Javier Colomina, u takua me Albin Kurtin, kryeministrin e vendit, gjeneralin Angelo Ristuccia, komandantin e KFOR-it dhe Lars-Gunnar Wigemark, kreun e EULEX-it.
NATO, sipas Colominës, mbështet dialogun dhe planin e propozuar nga Bashkimi Evropian si një rrugë përpara.
“NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe planin e propozuar nga BE-ja për të ecur përpara. KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë stabilitet dhe të përmbushë mandatin e saj të Organizatës së Kombëve të Bashkuara.” - ka shkruar ai.
Good to be in Pristina where I met @albinkurti, Commander @NATO_KFOR, and Head of @EULEXKosovo. #NATO supports #EU facilitated dialogue and EU proposed plan to move ahead. @NATO_KFOR will continue to ensure stability & fulfil its UN mandate pic.twitter.com/RoYdWRzVqe
— Javier Colomina (@JavierColominaP) February 14, 2023