Çollaku: Kurti i dorëzuar plotësisht ndaj planit franko-gjerman - NACIONALE

Çollaku: Kurti i dorëzuar plotësisht ndaj planit franko-gjerman

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-shefi i stafit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti është dorëzuar plotësisht përballë planit franko- gjerman.

Në një intervistë për "Info Magazinë" të Klan Kosovës, Çollaku ka thënë se kryeministri Kurti publikisht e pranoi se nuk hapsirë negocimi të këtij plani.

Pas dy vitesh mungese totale të transparencës në këtë proces dhe pas një procesi të gjatë negociator, sot fatkeqësisht, me keqardhje të madhe mund të them që unë e pash Kryeministrin e Kosovës plotësisht të dorëzuar përballë këtij plani franko-gjerman, apo plani evropian, mund t’a quajmë si të dëshirojmë. Kjo është një fatkeqësi e madhe për Kosovën sepse kryeministri sot publikisht e pranoi para deputetëve se nuk hapsirë negocimi të këtij plani dhe plani ose duhet marrë, duhet pranuar, ose duhet refuzuar”, u shpreh ai.

Tutje, ai ka thënë se Kurti e ka pranuar këtë plan si të tillë pa mundësi negaociuese.

Mirëpo, nga ajo çfarë kemi dëgjuar nga diskursi i kryeministrit dhe nga ato deklarimet publike që ai ka bërë nga bisedat e tij telefonike me zyrtarë amerikan gjatë dy javëve të fundit, konkludimi është i qartë, kryeministri e ka pa pranuar këtë plan si të tillë pa mundësi negaociuese dhe pa mundësi për ta përmirësuar këtë plan, i cili nuk e përmbanë synimin tonë themelor që nga fillimi i këtij procesi të dialogut, që është njohja reciproke”, u shpreh tutje ai.

Lajme të ngjashme