“Çmontimi” i VV-së që iu rrëzua nga avokati: Si u përhapën mashtrime nga konferenca e Hajdarit - NACIONALE

“Çmontimi” i VV-së që iu rrëzua nga avokati: Si u përhapën mashtrime nga konferenca e Hajdarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas konferencës që e mbajti ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, faqja e VV-së në facebook doli me një postim.

Aty shkroi “7 çmontimet e ministres Hajdari ndaj shpifjeve të fundit”.

E ky çmontim i partisë në pushtet, u demantua hiç më larg se pak orë pas konferencës.

Në këtë “çmontim” të Hajdarit thotë se ajo nuk ka informacione që Ridvan Muharremi të jetë kontraktuar për ndonjë marrëveshje në rezerva.

“Unë nuk kam asnjë informacion që personi në fjalë (Ridvan Muharremi) është në kontratë apo në ndonjë kontraktim për rezervën shtetërore”, tha Hajdari në çmontimin numër 3, sipas pushtetit.

E rrenën ia demantoi avokati i Muharremit, Mahmut Halimi.

“E ka angazhuar Ministria. Drejtpërdrejt ministrja Hajdari. E ka njohur si persona afarist, që ka traditë të gjatë, ka rreth të gjerë të miqve të vetë. Janë mysafir të cilët shkojnë në Restaurantin e tij. Ka një restaurant modest ku shërbehen ushqime tradicionale. Sjellje e shkëlqyer, pritje, nuk ka shkuar vetëm Kurti e ministrat. Por plot ambasadorë”, deklaroi avokati Halimi.

Lajme të ngjashme