Çka thuhet në deklaratën e miratuar për Personat e Zhdukur? - NACIONALE

Çka thuhet në deklaratën e miratuar për Personat e Zhdukur?

3 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë miratuar Deklaratën për të Zhdukurit duke bërë kështu një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Pikat kryesore të deklaratës janë të orientuara për të siguruar zbatimin e plotë të angazhimeve përkatëse në fushën e Personave të Zhdukur, të bashkëpunojnë ngushtë për identifikimin e vendeve të varrimit dhe ndjekjen e gërmimeve, të sigurojnë akses të plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë në gjetjen dhe identifikimin e personave të humbur duke përdorur të dhënat satelitore, LIDAR dhe teknologji të tjera të avancuara.

Një pjesë tjetër e rëndësishme e deklaratës është krijimi i një Komisioni të Përbashkët të kryesuar nga Bashkimi Evropian dhe të vëzhguar nga Kryqi i Kuq, me synimin për të mbështetur përpjekjet për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur.

Ky komision do të monitorojë dhe mbështesë punën dhe progresin e bërë nga Grupi Punues për Personat e Zhdukur përmes Komisionit të Përbashkët. Në këtë kontekst, palët do të rishikojnë dhe përditësojnë Termat e Referencës dhe kuadrin e Përgjithshëm të Grupit të Punës.

Komisioni po ashtu do të ketë një rol të rëndësishëm në koordinimin e përpjekjeve të të dyja palëve për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur dhe për të siguruar të gjithë dokumentacionin nën zotërimin e institucioneve të të dyja palëve duke përfshirë ato me status të klasifikuar.

Pikat e deklaratës:

Angazhohemi së bashku;

  • Për të siguruar zbatimin e plotë të angazhimeve përkatëse në fushën e Personave të Zhdukur,
  • për të bashkëpunuar ngushtë për identifikimin e vendeve të varrimit dhe ndjekjen e gërmimeve,
  • për të siguruar akses të plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë në gjetjen dhe identifikimin e personave të humbur të mbetur brenda periudhës kohore 1 janar 1998 - 31 dhjetor 2000. Kjo përfshin të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, regjistrimet audio dhe çdo dokument tjetër duke përfshirë ato me status të klasifikuar, nën zotërimin e institucioneve të të dyja palëve, të rëndësishme për këtë kontekst,
  • të vëmë në dispozicion të gjithë dokumentacionin vendas dhe ndërkombëtar me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur,
  • për të përdorur të dhënat satelitore, LIDAR dhe teknologji të tjera të avancuara në zbulimin e varrezave masive,
  • mundësimin dhe inkurajimin e angazhimit aktiv të familjeve të Personave të Zhdukur në procesin e identifikimit të fateve të tyre,
  • për të siguruar në mënyrë adekuate të drejtat dhe nevojat adresuar familjeve të personave të zhdukur,
  • krijimi dhe bashkëpunimi përmes një Komisioni të Përbashkët të kryesuar nga Bashkimi Evropian dhe të vëzhguar nga KNKK me synimin për të mbështetur përpjekjet për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur,
  • të monitorojë dhe mbështesë punën dhe progresin e bërë nga Grupi Punues për Personat e Zhdukur përmes Komisionit të Përbashkët. Në këtë kontekst, palët do të rishikojnë dhe përditësojnë Termat e Referencës dhe kuadrin e Përgjithshëm të Grupit të Punës.

Lajme të ngjashme