Çka tha Kurti mbrëmë në darkën në Slloveni? - NACIONALE

Çka tha Kurti mbrëmë në darkën në Slloveni?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyra e Kryeministri të Kosovës ka dhënë detaje për darkën e mbrëmshme të shtruar nga kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, ku mori pjesë kryeministri, Albin Kurti dhe liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Sipas ZKM-së, Kurti ka theksuar rëndësinë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Procesin e Berlinit me theks të veantë marrëveshjen për lirinë e lëvizjes.

Kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar në Procesin e Berlinit ku veçoi atë për lirinë e lëvizjes. Më 1 janar 2024 të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian ndërkohë që do të ju kërkohen viza për në Bosnje dhe Hercegovinë. Në këto 50 ditët e mbetura para Samitit në Tiranë, është e rëndësishme që të fillojë zbatimi i plotë i tri marrëveshjeve që kemi nënshkruar në Berlin.” – thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Kryeministri mirëpriti thirrjet e Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për fokusim në zgjerimin e Bashkimit Evropian si dhe mundësitë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nënvizoi respektimin e pakicave dhe njohjen reciproke si parakusht.” - thuhet tutje aty.

Njoftimi i plotë:

Në qytetin e bukur të Bledit, në freskinë e bjeshkëve dhe pranë pamjes magjepsëse të Liqenit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në darkën e punës të ftuar nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob për liderë të rajonit dhe presidentin e Këshillit të Evropian, Charles Michel.

Nën temën “Solidaritet për Sigurinë Globale” brenda së cilës po zhvillohet forumi këtë vit, gjatë darkës u diskutua për bashkëpunimin rajonal, anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe sigurinë.

Kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar në Procesin e Berlinit ku veçoi atë për lirinë e lëvizjes. Më 1 janar 2024 të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian ndërkohë që do të ju kërkohen viza për në Bosnje dhe Hercegovinë. Në këto 50 ditët e mbetura para Samitit në Tiranë, është e rëndësishme që të fillojë zbatimi i plotë i tri marrëveshjeve që kemi nënshkruar në Berlin.

Kryeministri mirëpriti thirrjet e Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për fokusim në zgjerimin e Bashkimit Evropian si dhe mundësitë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nënvizoi respektimin e pakicave dhe njohjen reciproke si parakusht.

Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet. Ballkani Perëndimor duhet të mbështesë zgjerimin dhe vendet aspirante duhet të kryejnë reformat të cilat përshpejtojnë anëtarësimin.

Lajme të ngjashme