Çka tha Donald Trump në Davos, për NATO-n, Europën e Grenlandën?
Presidenti amerikan Donald Trump, ka kritikuar Evropën se ‘nuk po shkon në drejtimin e duhur’. Në fjalimin e tij në Davos, veç tjerash ai tha se ‘Grenlandën nuk do ta marrin me forcë’.
“Ne japim shumë dhe marrim shumë pak në këmbim” – tha Trump për NATO-n.
Më pas, Trump tregon me gisht sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i pranishëm në sallë – i cili këtë mëngjes ishte shprehur pozitivisht për presionin e Trumpit që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet ushtarake.
Trump më pas duket se deklaron se nuk do të përdorë forcë për të marrë Grenlandën.
“Ne nuk do të marrim asgjë, përveçse nëse përdorim forcë dhe fuqi të tepruar, me të cilën do të ishim të pandalshëm. Nuk do të përdor forcë.”
Trump më pas pretendon se SHBA-të nuk kanë marrë “asgjë nga NATO”, përveçse kanë mbrojtur Evropën nga Rusia.
“Kjo është, sinqerisht, fyese. Angazhimi i mbrojtjes kolektive të NATO-s, Neni 5, është aktivizuar vetëm një herë, pas sulmeve të 11 shtatorit 2001” – tha Trump.
Dhe Trump më pas e përsërit dëshirën e tij për të marrë Grenlandën.
“Nëse thoni po, do ta vlerësojmë, nëse thoni ‘jo’ nuk do ta harrojmë kurrë”, tha Trump.
Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur, thotë Presidenti amerikan Donald Trump në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik të Davosit.
“Ne mund të debatojmë për këtë, por nuk ka debat. Miqtë kthehen nga vende të ndryshme – nuk dua të fyej askënd – dhe thonë: nuk e njoh më (Europën). Dhe kjo nuk është në kuptim pozitiv, por në një mënyrë shumë negative.
Unë e dua Europën dhe dua ta shoh Europën të ecë mirë, por ajo nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha Presidenti Trump.
Në fjalën e tij, Trump foli edhe për Venezuelën.
“Venezuela do të ecë jashtëzakonisht mirë,” premton Trump, duke thënë se ajo shumë shpejt do të fitojë më shumë para sesa në 20 vitet e fundit.