Çka shkruan në kurrikulën për Edukimin Seksual që po cilësohet si skandal i madh i Ministres Nagavci? - NACIONALE

Çka shkruan në kurrikulën për Edukimin Seksual që po cilësohet si skandal i madh i Ministres Nagavci?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një kurrikulë të cilën s’e kishim parë më herët e që thuhet se ka për qëllim t’i mësoj nxënësit rreth edukimit seksual, po del të jetë skandal në vete. Një kurrikulë e përkthyer, e marrë diku “bllanko”, ku flitet për lojëra seksuale në klasë nuk ishte diskutuar më parë. Ajo u ngrit si temë

Çka ndodhi?

Ishte deputeti Eman Rrahmani i cili në Kuvendin e Kosovës, në seancën e mbajtur të hënën ia përmendi ministres Nagavci këtë kurrikulë.

“Ajo çon në pedofili. Ajo çon edhe në seksualitet edhe në shkollat fillore. Unë ju bëjë thirrje të gjithëve, kuptojeni edhe shiheni se çka ka ndodh në Ministrinë e Arsimit me këtë kurrikulë. Dil ballafaqohu, dil mbroje këtë kurrikulë, shpjegona” – tha deputeti Rrahmani.

Nagavci e mbrojti kurrikulën në fjalë veç me dy fjalë: “Kurrikulat që i kemi miratuar kanë të bëjnë me edukimin dhe mirëedukimin e djemëve dhe vajzave të mos keqperdoren ashtu siç keni bërë ju deri tani”.

Çka thuhet në këtë kurrikulë?

Në këtë kurrikulë njëri ndër kapitujt çuhet “Lojërat seksuale në role”.

Aty thuhet kështu:

“Lojërat në role, me përmbajtje seksuale janë një fushë e rëndësishme e ushtrimit për nxënës në kontakt më të barabartët. Lojërat me mjekë, lojërat Baba-Nënë-Fëmijë apo lojërat seksuale të tjera në role mundësojnë në njërën anë, së bashku të bëjnë “udhëtime zbuluese” të trupit, dhe në anën tjetër duke luajtur t’i përpunojnë dhe t’i zbatojnë ndikimet mediale, kështu që, -Të guxosh. Ta provosh-Vet, inkurajon role të ndryshme të të bërit i pavarur.”

Tutje një kapitull tjetër flitet për “Fjalorin sekusal”

Fëmijët e kopshteve, nxënësit, adoleshentët, veç kanë “shprehje”(në fjalorin e tyre), ku shpesh dhe me shumë kënaqësi përdorin ndonjë shprehje “të ndyrë”. Shpesh nuk ua dinë kuptimin e tyre, por bëjnë prova, se si reagojnë të tjerët në këtë. Ndonjëherë dëshirojnë vetëm të provokojnë.” – thuhet aty.

Pra përdoren fjalë si shprehje “e ndryë”, çka tregon se kemi të bëjmë me përkthim –bukfal- pa përshtatje.

Një aspekt tjetër është ai i aktivitetit në klasë.

Aktivitet në klasë

“Praktikimi i vendosjes së kondomit në model ose në banane, gara në mes të nxënësve kush po e përfillë secilin hap. Të provojnë të blejnë kondom dhe ta shpjegojnë reagimin e shitësit.” – thuhet në kurrikulë.

Shpërdarja e kësaj korrikule ka shkaktuar debat të madh publik. Pikërisht për atë se siç duket aty, kemi të bëjmë me tekst të përkthyer e të mar diku, dhe jo shkruar ose përshtatur kontekstit praktik.

Lajme të ngjashme