Çka pritet të diskutohet në këtë seancë?
Për çka po mbahet kjo seancë e Kuvendit të Kosovës? Shumë zhvillime politike kanë ndodhur, dhe pjesa më interesante pritet të jenë deklarimet jashtë rendit të ditës.
Marrëveshja me MCC-në që u nënshkrua nga znj. Artane Rizvanolli në Washington DC. Pakënaqësitë e përgjithshme të opozitës. Skandalet e fundit financiare. Çështja e projekteve komunale. Këto pritet të çohen përpara nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Po ashtu, e rëndësishme pritet të jetë edhe çështja e grurit, skandal për të cilin ka raportuar gazeta Nacionale.
Në anën tjetër, mund të ketë edhe të tjera pika që do të shtrohen nga të zgjedhurit e popullit - siç është edhe dialogu me Serbinë dhe udhëtimi i kryeministrit dhe presidentes drejt ShBA-së.
Më poshtë mund të lexoni të gjitha pikat e rendit të ditës:
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III),
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
Shqyrtimi i dytë i Projekt-rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/L-256
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shëndetësi,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.
