100 eurot e Kurtit: Gazetarët përplasen për paratë e Qeverisë - NACIONALE

100 eurot e Kurtit: Gazetarët përplasen për paratë e Qeverisë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës mori vendim të martën e 12 prillit që të ndahen nga 100 euro për secilin punëtor privat ose në punë të shtetit, plus 100 euro për secilin pensionist e student. Kur në mbledhjen e stafit në Nacionale u diskutua ky lajm, nisën edhe debatet pro et kontra në lidhje me këtë vendim. Pyetja kryesore që flitej ishte: çka me bo me këto 100 euro plus?

Kryeredaktori i Nacionales, Jetlir Buja, u shpreh menjëherë entuziast për këtë vendim.

Do ta rrisin fuqinë blerëse”, tha Jetliri.

Sidomos për Bajram”, reagova unë, duke e lidhur faktin se paratë shtesë të Qeverisë do të dalin në fillim të Majit, disa ditë para Fiter Bajramit. “Krejt kanë me i shpenzu për Bajram.”

Por, gazetarja seniore e shëndetësisë në Nacionale, Gentiana Hasani, reagoi kundër.

Këto janë vitra të Qeverisë”, tha ajo qysh në fillim duke hedhur shqetësimin se “po mbesin pa asnjë cent ata që nuk punojnë as privat e as në shtet, ose ata që nuk kanë asnjë pensionist ose student.”

Ne nuk kemi këso të dhënash që të mund ta analizojmë ndikimin, e nëse do ta ftoja një ekonomist për të folur rreth këtij vendimi, do të zhyteshim në një diskutim me terma ekonomikë që nuk i kupton shumica e audiencës ose me numra që janë shumë të zorshëm për t’u mbajtur në mend. Kështu që direkt, këtë diskutim e vendosa mes Jetlirit dhe Gentianës.

Për një familje e cila ka një ose dy pensionistë, të punësuar ose ndonjë student, i bie që mesatarisht të marrin nja 300 euro shtesë për muajin Prill. Por qysh e tek mund ta ndihmojnë ekonominë familjare këto para?

Biseda do të jetë mes kryeredaktorit të gazetës Nacionale, Jetlir Buja, dhe gazetares seniore në Nacionale, Gentiana Hasani. Të dy këta do t’i marrin nga 100 euro në fund të këtij muaji, personalisht, por Gentiana në këtë rast do të përfitojë më shumë, sepse për dallim nga Jetliri që jeton vetëm dhe me qera, Gentiana jeton me bashkëshortin dhe kanë një femijë. Do t’i marrin 200 euro shtesë, por edhe ata do të paguajnë qera. Të dy palët do të paguajnë më shumë për produktet ushqimore.

Lajme të ngjashme