Çitaku: Udhërrëfyesi i vetëm për statutin e Asociacionit duhet të jetë vendimi i Kushtetueses
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se udhërrëfyesi i vetëm për hartimin e statutit te Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Në një deklaratë për gazetën Nacionale, ajo ka thënë se çdo tejkalim kompetencash apo krijim i një niveli të ndërmjetëm të pushtetit do të cenonte rendin kushtetues.
“Udhërrëfyesi i vetëm për hartimin e statutit te asociacionit duhet të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Çdo tejkalim kompetencash apo krijim i një niveli të ndërmjetëm të pushtetit do të cenonte rendin kushtetues”, ka thënë Çitaku.