Çitaku: Që gati 3 muaj pa Ministër të Shëndetësisë, kush mban përgjegjësi? - NACIONALE

Çitaku: Që gati 3 muaj pa Ministër të Shëndetësisë, kush mban përgjegjësi?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nnënkryetarja e Partisë Demokratike të Koovës, Vlora Çitaku ka shkruar në profilin e saj në Facebook, për një çështje që edhe ashtu problematike, erdhi në shprehje sidomos nga mbrëmë, kur u bë e ditur se një foshnje e pajetë, përfundoi në rrobalarëse, në Spitalin e Pejës.

Pikërisht mungesa e Minstrit të Shëndetësisë, dhe mungesa e përgjegjësisë ishin temë edhe të reagimit të Çitakut.

Kush mbanë përgjegjësi, tash kur s’ka ministër, pyet Çitaku, duke vazhduar me ironi, opozita? Mediat? “armiqtë e pushtetit”.

Çitaku e përfundon shkrimin e saj me frazën “Qeverisje pa plan, pa vizion, pa njerëz."

Statusi i plotë i Çitakut:

Qe afro tre muaj Kosova nuk ka Ministër të Shëndetësisë. Kush mbanë përgjegjësi për këtë?

Opozita? Mediat? ”armiqtë e pushtetit”?

Qeverisje pa plan, pa vizion, pa njerëz.

Lajme të ngjashme