Çitaku për pezullimin e licencës së Klan Kosovës: Fushatë e ndyrë, një model i rrezikshëm po qeverisë me Kosovën - NACIONALE

Çitaku për pezullimin e licencës së Klan Kosovës: Fushatë e ndyrë, një model i rrezikshëm po qeverisë me Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për pezullimin e licencës së biznesit të Klan Kosovës.

Ajo tha se kjo është një fushatë e ndyrë dhe dehumanizuese ndaj gazetarëve.

‘’Pezullimit të licensës së biznesit të Klan Kosovës i ka paraprirë një fushatë e ndyrë dhe dehumanizuese kundër gazetarëve’’- shkroi Çitaku në rrjetin social ‘’Facebook’’.

Çitaku shtoi se eksponentët e lartë të VV-së e kanë akuzuar si tradhtarë secilin që nuk i është nënshtruar Liderit të partisë.

‘’Eksponetët e lartë të VV kanë demonizuar e akuzuar si tradhtarë secilin që nuk i është nënshtruar Liderit të partisë. Një model i rrezikshëm, i përzier me arrogancë, popullizëm, injorancë dhe autoritarizëm po Qeverisë me Kosovën’’- shtoi ajo.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme