Çitaku për letrën e Gërvallës: Skandaloze në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka parë si veprim skandaloz letrën e kryediplomates, Donika Gërvalla, dërguar Këshillit të Evropës në të cilën zotohet për statutin e Asociacionit.
Çitaku ka thënë se kjo letër është skandaloze nga përmbajtje dhe me mesazhin që çon te aleatët.
“Diplomacia nuk është lojë fëmijësh” – ka shkruar ajo.
Statusi:
Skandaloze letra e Ministres së Punëve të Jashtme.
Skandaloze në përmbajtje, skandaloze në formë. Skandaloze në mesazhin që përçon tek aleatët.
Diplomacia nuk është lojë fëmijësh