Çitaku për dialogun: Kryeministri ka bërë një kalkulim të gabuar
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se tanimë do të kemi një status-qou të re.
Ajo në një intervistë për Kosovapress, ka kritikuar kryeministrin Kurti duke thënë se ka bërë kalkulime të gabuar, duke menduar se duke rihapur marrëveshje të reja do të ndryshojë rezultatin për dialogun.
Çitaku tutje ka theksuar se Kurit vetëm e ka degraduar atë, pasi sipas saj aktualisht kemi një marrëveshje që do të prodhojë një status qou të re, mirëpo kurrsesi nuk e përmbyllë procesin e dialogut me Serbinë.
“Tash do të kemi një status-qou të re, kryeministri ka bërë një kalkulim të gabuar, ka menduar se duke rihapur marrëveshjet e vjetra do të ndryshojë formatin e dialogut dhe rezultatin. Por fatkeqësisht ai vetëm e ka degraduar atë dhe ne sot kemi një marrëveshje që do të prodhojë një status qou të re, mirëpo nuk e përmbyllë procesin e dialogut me Serbinë”, shton ajo.
