Çitaku: Nëse lufta jonë ka qenë e padrejtë, e papastër, akuzojeni edhe George Washingtonin
Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si Gjykata Speciale po trajton ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një Facebook, Çitaku ka sugjeruar në mënyrë ironike që të akuzohet edhe themeluesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, ndërsa pyeti nëse dikush mund ta definoj ndryshe luftën për liri.
Postimi:
Çka është drejtësia? Çka? Sinqerisht.
Çka është lufta për liri? Çka është lufta për pavarësi?
Lufta ose është e drejtë ose jo.
E nëse lufta jonë ka qenë e padrejtë, e papastër, akuzojeni edhe George Washingtonin, Charles de Gaulle dhe të tjerët.
Marrëzi çka po na shohin sytë.