Çitaku: Me Vullnetin, për fjalën e lirë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit të Nacionales, Vullnet Krasniqi.
Çitaku përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se qëndron kundër dhunës e dogmës.
“Me Vullnetin, për fjalën e lirë. Kundër dhunës e dogmës.” – ka shkruar ajo.
Ndërkohë, policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar personin, i cili sot ka sulmuar gazetarin e Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramanin, të cilin duke e përcjell protestën kundër Dokufestti në Prizren.
Derisa ekipi i Nacionales raportonte për protestën, personi në fjalë ka sulmuar fizikisht gazetarin dhe kameramanin.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka treguar për Nacionalen se personi që ka sulmuar gazetarët është duke u intervistuar.
“Lidhur me sulmin në fjalë, një person është identifikuar dhe është duke u intervistuar në polici”, ka thënë Bytyqi.