Çitaku: Kurti nuk ofroi as marrëveshje, as kompromis – na kërkoi nënshtrim ndaj vullnetit të tij - NACIONALE

Çitaku: Kurti nuk ofroi as marrëveshje, as kompromis – na kërkoi nënshtrim ndaj vullnetit të tij

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar deputetin e VV-së, Albin Kurtin se, në vend të një oferte për marrëveshje apo kompromis, ka kërkuar vetëm nënshtrim ndaj vullnetit të tij:

Sipas logjikës së Albin Kurtit, mjafton një takim që nënshtrimi dhe diktati të maskohen si kompromis.

Në takimin me liderët politikë, Albin Kurti nuk ofroi as marrëveshje, as kompromis. Nuk ofroi as reflektim, as zgjidhje.

Na kërkoi vetëm një gjë: t’i nënshtrohemi vullnetit të tij. Pa kushte. Pa debat. Pa demokraci.

Kaq.

Lajme të ngjashme