Çitaku: Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit - NACIONALE

Çitaku: Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit

3 javë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit.

Pas ndërprerjes së seancës së sotme të Kuvendit, ajo ka ftuar për reflektim kryetarin e VV-së.

Ajo ka thënë se PDK-ja ka ofruar alternativat për tejkalimin e ngërçit.

“Sot kanë kaluar 103 ditë nga 9 shkurti, janë 103 ditë të humbura për Kosovën, janë 103 ditë pa i adresuar hallet dhe problemet e qytetarëve të Kosovës. PDK-ja vazhdon të jetë konstruktive, ne jemi të gatshëm që në çdo moment të hapim rrugë, kemi ofruar alternativa tona. Mirëpo, Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit. edhe një herë bëjmë ftese për reflektim që të eci, tutje”, ka thënë Çitaku.

Lajme të ngjashme