Çitaku: Kosova është më e rëndësishme se Kurti dhe egoja e tij
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se bllokada është rezultat i papërgjegjësisë së Albin Kurtit.
“Në këtë situatë jemi si rezultat i kryeneçësisë e papërgjegjësisë së Albin Kurtit. Kjo situatë nuk do koment, i bëjmë thirrje kryetarit të VV-së që të reflektojë, Kosova është shumë më e madhe e më e rëndësishme se egoja e tij”, tha ajo.