Çitaku, Gërvallës: Ty kurrëkush s’të merr seriozisht, as unë - NACIONALE

Çitaku, Gërvallës: Ty kurrëkush s’të merr seriozisht, as unë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, pasi që kjo e fundit i ka reaguar Çitakut për konferencën e mbajtur sot.

Çitaku ka thënë se Gërvalla më mirë kish me qenë me u marrë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ndonjë shtet, apo anëtarësimin në Këshill të Evropës.

“Donikë, paske marrë mundimin me reagua ndaj konferencës time për shtyp. Më mirë kish me qenë me u marrë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ndonjë shtet, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, heqjen e sanksioneve nga ana e B.E.” – ka shkruar Çitaku në profilin e saj zyrtar në Facebook.

Ajo tutje i ka thënë Gërvallës se nuk askush nuk e merr seriozisht, madje as vet Çitaku.

“Donikë, nuk të marr seriozisht as unë, e çka është ma e keqja për Kosovën, ty nuk të merr seriozisht askush. Jeni duke abuzuar. Jeni duke instrumentalizuar institucionet e shtetit, diplomacinë, policinë, AKI-në. Keni me dhanë përgjegjësi.” – ka shkruar Çitaku.

Lajme të ngjashme