Çitaku: Fryma e fitores së PDK-së me Bedri Hamzën po shtrihet gjithandej - NACIONALE

Çitaku: Fryma e fitores së PDK-së me Bedri Hamzën po shtrihet gjithandej

2 javë më parë

nga NACIONALE

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka treguar për aktivitet e kësaj partie në mbështetje të kandidatit të PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, Bedri Hamza.

Ajo beson se fryma e fitores së PDK-së dhe kandidatit të saj për kryeministër po shtrihet në gjithë Kosovën.

Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar për takimin që Hamza ka pasur me kryesinë e PDK-së në Viti.

“Fryma e fitores së PDK-së dhe kandidatit tonë Bedri Hamza po shtrihet gjithandej. Takim frymëzues me Kryesinë e PDK-së në Viti”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të ngjashme