Cili ishte motivi i Ditës së Grave sivjet? - NACIONALE

Cili ishte motivi i Ditës së Grave sivjet?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ky 8 Mars bën thirrje për ndaljen e paragjykimeve

Tema e vitit 2022 për Ditën Ndërkombëtare të Gruas është arsyeja pse po shohim foto me krahë të kryqëzuar në mediat sociale. Qëllimi i 8 Marsit është të ngrisë zërin dhe të avokojë për të drejtat e grave në luftën për barazi. Për këtë 8 Mars bëhen thirrje dhe përhapen mesazhe apo thirrje të reja.

"BreakTheBias" ("Theji Paragjykimet") është tema dhe mesazhi që po përhapet. Ndërkohë që thirrjet e shumë grave nëpër botë janë që të ndalen paragjykimet ndaj tyre, kjo gjë po e bën të vështirë synimin për barazi.

Kombet e Bashkuara shpallin çdo vit gjithashtu tema për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Për vitin 2022, tema fokusohej te gratë në kontekstin e ndryshimeve klimatike. "Barazia gjinore sot, për një të ardhme më të qëndrueshme nesër" titullohet një artikull në uebfaqen e OKB-së.

Tema e OKB-së për Ditën Ndërkombëtare të Gruas u bën thirrje grave dhe vajzave të kenë një zë dhe të jenë lojtarë të barabartë në vendimmarrje në lidhje me ndryshimet klimatike.

“Gratë po njihen gjithnjë e më shumë si më të cenueshme ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike në raport me burrat, pasi ato përbëjnë shumicën e të varfërve në botë dhe janë më të varura nga burimet natyrore të cilat ndryshimi klimatik i kërcënon më shumë”, - thotë OKB.

Thirrje dhe organizim për këtë datë pati edhe në Kosovë. Grupi organizativ "Marshojmë, S’festojmë", sot organizoi marsh protestues për të kundërshtuar dhe dënuar dhunën ndaj grave dhe vrasjen e tyre.

Me thirrje e pankarta me mbishkrimet "Vrasja e grave është urgjencë kombëtare", "Edhe sa thirrje të humbura", "Feminizmi do të na çlirojë", ky kolektiv kërkoi llogari nga institucionet përkatëse për të gjitha gratë e vrara, ku theksojnë se nuk do të ketë qëtësi derisa të arrihet drejtësia dhe të garantohet siguria.

Çfarë duhet të dijmë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas?

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet çdo vit më 8 Mars, por dita e parë Kombëtare e Gruas u festua më 28 shkurt 1909. Kombet e Bashkuara thonë se ajo u caktua nga Partia Socialiste e Amerikës për të nderuar gratë në industrinë e veshjeve që dolën në grevë në Nju Jork për të protestuar ndaj kushteve të punës.

Në vitin 1910, pjesëmarrësit në Konferencën e dytë Ndërkombëtare të Grave Punëtore - një mbledhje e grave nga organizatat aktiviste dhe politike në Kopenhagë, miratuan idenë e një dite ndërkombëtare për gratë. Disa vende evropiane e festuan ditën e vitit të ardhshëm më 19 mars.

Ngjarjet më të hershme të Ditës Ndërkombëtare të Gruas përfshinin mitingje për të drejtën e votës dhe kundër diskriminimit gjinor, si dhe protesta dhe greva të grave kundër luftës në Rusi. 8 Marsi u zgjodh për datën zyrtare të festës, pasi u rreshtua me kremtimet e para të ditës së grave ruse - Rusia përdorte një sistem të ndryshëm kalendar në atë kohë.

OKB-ja e njohu zyrtarisht Ditën Ndërkombëtare të Gruas në vitin 1975.

Lajme të ngjashme