Cili ishte arysetimi i Prokurorisë Speciale që Pantiqit t’i zbutet masa
Prokuroria Speciale ishte ajo që e bëri kërkesën për zbutjen e mases së paraburgimit të të pandehurit Dejan Pantiq. Gjykata e aprovoi.
Nga shumë kush krejt ky proces, po quhet anomali ligjore.
Por, cila ishte kërkesa dhe arsyetimi i Prokurorisë për t’a zbutur masën ndaj Pantiq.
Gazeta Express, ka siguruar aktvendimin e Gjykatës.
Fillimisht aty tregohet, se ishte prokurori i rastit ai që kërkoi një masë të tillë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prokurori Afrim Shefkiu me datën 28.10.2022, pranë kësaj gjykate ka parashtruar propozimin PPS,nr,41/22, për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit Dejan Pantiç. Thuhet aty

Kurse në arsyetimin e kësaj kërkese thuhet se merret parasëyshë gjendja shëndetësore e të pandehurit.
“Duke marrë për bazë gjendjen shëndetësore të të pandehurit e bazuar në raportet mjekësore të EULEX-it, duke respektuar të drejtat e njeriut për të pandehurin për shkak të gjendjes në të cilat mbahet i pandehuri në paraburgim, e duke marrë për bazë nevojn për të iu nënshtruar kontrolleve mjekësore sipas rekomandimeve të mjekëve, propozojmë që ndaj të njëjtit masa e paraburgimit t’i zëvendësohet për masën e arrestit shtëpiak sin ë kuptim të nenit 183 paragrafi 1.”

Krejt kjo situatë duket se e zuri në habi pushtetin, së paku deklarativisht. Kurti por edhe ministrja Haxhiu e shfaqën nërvozen e tyre me këtë kërkesë e këtë aprovim të kërkesës.
Kryeministri Kurti shkoj edhe më larg, duke kërkuar emrat e atyre që vendosën për këtë masë.