Chollet largohet nga ekipi i Blinkenit, kalon në Departamentin e Mbrojtjes - NACIONALE

Chollet largohet nga ekipi i Blinkenit, kalon në Departamentin e Mbrojtjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Derek Chollet në Kosovë njihet si këshilltar i lartë i Departamentit të Shtetit, nga i cili funksion ishte përfshirë edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Por më nuk do të jetë në këtë pozitë.

Kjo pasi Chollet është emëruar në pozitën e nënsekretarit të Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara.

Këtë emërim e ka publikuar sekretari amerikan, Anthony Blinken, i cili tha se e uron mikun e tij për emërimin për të shërbyer si nënskeretar në Departament të Mbrojtjes.

“Humbja jonë do të jetë fitorja e Departamentit të Mbrotjes” – shkroi ai.

Ndërsa Chollet ka shkruar se ishte një nder për të shërbyer për popullin amerikan me sekretarin Blinken.

Lajme të ngjashme