Chollet: Jo ultimatume, mbështetje BE-së për dialogun Kosovë-Serbi - NACIONALE

Chollet: Jo ultimatume, mbështetje BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Derek Chollet, ka thëën se gjatë dy ditëvë që vizitoi Kosovën e Serbinë, nuk ishte qëllimi për të dhënë ndonjë ultimatum. Sipas amerikanit, qëllimi i vizitës ishte të shpreh mbështetjen e tij të fortë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE, dhe për të eksploruar mënyrat se si mund të përparojë ky dialog.

“Ne besojmë se dialogu me ndërmjetësimin e BE-së është mënyra më e mirë për të përmirësuar të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe mirëpresim të dyja palët që të vendosin interesat e qytetarëve në plan të parë kur marrin vendime dhe të përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve. E di se vendimet do të jenë të vështira, por ShBA-ja është këtu për të inkurajuar liderët që të ndërmarrin ato hapa kritikë, siç kemi qenë atje në të kaluarën. Kjo është një nga arsyet që ne donim të vinim përsëri këtu”, tha Chollet.

Chollet gjatë konferencës për media në Beograd u shpreh se amerikanët janë të gatëshëm të zhvillojnë diskutime se si të drejtojnë gjithqka në një drejtim pozitiv.

Ne jemi duke punuar në partneritet të ngushtë me kolegët tanë në BE. Kolegu im Escobar ishte në Bruksel në fillim të javës për të diskutuar këtë. Unë do të jem në gjendje të zhvilloj diskutime se si të drejtojmë gjithçka në një drejtim pozitiv dhe ne do të punojmë mbi të në ditët në vijim”, ka thënë Chollet.

Lajme të ngjashme