Chollet do t`i takojë edhe liderët e partive opozitare - NACIONALE

Chollet do t`i takojë edhe liderët e partive opozitare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, do të takohet edhe për liderët e partive opozitare.

Burimet brenda subjekteve opozitare kanë thënë për gazetën Nacionale se diplomati amerikan do t`i takojë përfaqësuesit e tyre pas takimeve me liderët institucionalë.

Të njëjta burime kanë thënë se Chollet liderët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së do t`i takojë ndaras.

Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, më herët ka takuar presidenten Vjosa Osmano, ndërsa tani është duke e zhvilluar takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit , presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në Twitter se me delegacionin amerikan që po qëndron sot në Kosovë ka diskutuar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

E gëzuar që mirëprita një delegacion të nivelit të lartë nga qeveria e ShBA-ve, të udhëhequr nga nënsekretari Derek Chollet. Diskutuam zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe theksuam rëndësinë parësore të angazhimit amerikan. Mbetemi të përkushtuar në forcimin e aleancës së hekurt Kosovë-ShBA,” – shkroi znj. Osmani.

Lajme të ngjashme