Chollet bisedë telefonike me Vuçiqin, e përmendin Asociacionin - NACIONALE

Chollet bisedë telefonike me Vuçiqin, e përmendin Asociacionin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur në telefon sot me nënsekretarin amerikan Derek Chollet në prag të takimit të 27 shkurtit.

Siç ka njoftuar presidenca e Serbisë, Chollet ka theksuar gjatë bisedës me Vuçiqin se ShBA-të e mbështesin plotësisht propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Nënsekretari Chollet ka shtuar se pret që takimi i nesërm të jetë “konstruktiv”.

Ai po ashtu ka kërkuar që të respektohen marrëveshjet e mëparshme, me theks në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Vuçiq në anën tjetër ka riprësëritur se pret një takim shumë të vështirë, por se Serbia është e përkushtuar për pqen dhe stabilitetin në rajon.

Lajme të ngjashme