Çfarë po ndodhë në Bruksel? Edhe Chollet i pranishëm në ditën e negociatave Kosovë-Serbi
I pranishëm në Bruksel gjatë ditës së sotme ka qenë edhe këshilltari special në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet, atje ku po mbahen negociata mes Kosovës dhe Serbisë.
Chollet përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se kanë diskutuar me emisarin Miroslav Lajçak rreth këtij procesi.
“Kënaqësi që fola me përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak për përkrahjen tonë të fuqishme në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndamë përkushtimin për ta përkrahur Ballkanin Perëndimor drejt integrimit evropian.” – ka shkruar ai.
Enjoyed speaking with EU Special Representative @MiroslavLajcak about our strong support for the EU-led dialogue between Kosovo and Serbia and shared commitment to supporting the Western Balkans’ path toward EU integration. pic.twitter.com/JXUTbXUILp
— Derek Chollet (@CounselorDOS) April 4, 2023
Ndërkaq, fillimisht Lajçak ka mbajtur takime të ndara me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.
Pas kësaj, Lajçak bëri të ditur se përveç hapave për implementimin e marrëveshjes bazë, do të diskutojnë edhe “çështjet urgjente”.
Në fund, me shumë gjasë e ka pasur fjalën për zhvillimet e fundit në veri ku gjatë javëve që lamë pas, janë djegur rreth tetë vetura.
Today, I’m hosting a Dialogue meeting on the level of the Chief negotiators in Brussels to discuss the implementation of the Agreement on the Path to Normalisation and urgent current issues. pic.twitter.com/U9aflJ1PCm
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 4, 2023