Celibashi thotë se PD-ja mund të regjistrohet nesër ose pasnesër - NACIONALE

Celibashi thotë se PD-ja mund të regjistrohet nesër ose pasnesër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibarshi, ka komentuar kërkesën e Partisë Demokratike për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në mbledhjen e stome, ai ka bërë me dije se kjo parti mund të regjistrohet nesër ose pasnesër.

Pasi kalon afati 48 orë që kam lënë në dispozicion do të marr vendimin. Mund t’ua vë në dispozicion edhe vendimin e arsyetuar. Në lidhje me regjistrimin e PD si subjekt zgjedhor do të përgjigjem kur të mbarojnë 48 orët. Vendimarrja e KQZ e çfarë ndodh është në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Ajo u imponua nga rrethanat, nga procedurat që duhet të kryejë një komision. Indrit Sefa ka të gjithë legjitimitetin për të paraqitur kërkesat apo propozimet për emërim të anëtarëve të KZAZ-së, po ashtu kam thënë që selia e Partisë Demokratike ka legjitimitetin, se kush hyn në seli kjo nuk është çështje e jona”, ka deklaruar Celibashi.

Lajme të ngjashme