Çelet, s'çelet, s'dihet: Ura e Ibrit e mbushur 'karabinierë' në dritën e lajmërimeve për hapjen, minisitri ik nga përgjigja - NACIONALE

Çelet, s'çelet, s'dihet: Ura e Ibrit e mbushur 'karabinierë' në dritën e lajmërimeve për hapjen, minisitri ik nga përgjigja

8 muaj më parë

nga Xhezair Dashi

Kuvendi Komunal që e ka nxjerrë vendimin për hapjen e Urës së Ibrit (në prill të 2023) qe një vit s’ka marrë kurrëfarë përgjigje nga Ministria e Pushtetit Lokal e as Ministria e Brendshme, për çka Kryesuesi i atij institucioni thotë se tash “më ne nuk merremi me këtë çështje”. Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kontaktuar nga Nacionale ikën nga të dhënit llogari duke thënë “nisma me e-mail të përgjigjem menjëherë”; por më kot, as menjëherë e as më vonë.

Prezenca e karabinerëve sot në dukje është parë të jetë më e lartë – prej dy patrollave të zakonshme, në shtatë-tetë – dhe, siç vëren edhe banori i Mitrovicës së Veriut, njëherit gazetar, Branislav Krstic, prezenca është rritur ndjeshëm. “Qysh nesër kjo urë duhet m’u çel”, thotë Krstic teksa shprehet ithtar dhe i shpresshëm për hapjen përfundimtare të urës ikonike që ndan qytetin etnikisht në dysh.

Krejtësisht ndryshe nga Krstic shprehet Stefan Veljkovic nga partia politike “Demokracia Serbe” – parti kjo kritikja më vokale ndal Listës Serbe – i cili shprehet se nuk është kundër hapjes së urës si e tillë, por që vendimi është marrë nga një qeverisje lokale pa legjitimitet; dhe se një vendim i një peshe të tillë duhet të ketë prapa vetes edhe legjtimitetin e popullatës lokale.

Fakti është që më shumë se tetëdhjetë përqind të banorëve të veriut të Mitrovicës në bazë mujore kalojnë nga ana jugore...lëvizja më e madhe është nga ana e veriut në drejtim të jugut sesa shqiptarët nga jugu që vinë në veri të vendit”, tha Krstiq për Nacionalen.

Krstiq tregon që prania e forcës paqembajtëse në Urën e Ibrit dy-tri ditët e fundit – në kontekstin e lajmërimit se hapja është çështje kohe – është rritur. “Ishin vetëm nga 2 vetura të Karabinierit, këti tre ditet e fundit e kemi ndryshimin në urë; dhe pranin e KFOR-it më të madhe në urë”.

Në një moment kanë qenë 15 vetura”, tha Krstiq.

Politiani lokal i Mitrovicës së Veriut, Stefan Veljkoviq, në anën tjetër fajin ia vendos Lëvizjes Vetëvendosje me Erden Atiqin që, sipas tij, hapja po synohet për kalkulime elektorale në nivel nacional.

Mendoj se do të ngriste frikë dhe nga frika s’dimë çka tjetër mund të sjell”.

Ne kemi parë që zoti Kurti dhe zoti Sveçla janë tejet moskokçarës ndaj vetë qytetarëve të tyre sepse të mos harrojmë që serbët janë qytetarë të dyfishtë. Dhe për sa kohë jemi këtu jemi edhe qytetarë të Kosovës. Dhe ne presim që të jenë më të sjellshëm me neve. Dhe jo të na bëjnë jetët më të vështira”, tha Stefan Veljkovic për Nacionalen.

MAPL-ja pa përgjigje

Nuk e di nëse duhet të kemi vlerësim të ligjshmërisë”.

Kështu na tha Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një përgjigje të ngutshme për Nacionale pyetur se “çka u bë me trajtimin e ligjshmërisë” së vendimit të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut për hapjen e Urës së Ibrit në prill të vitit 2023; vendim ky që ishte marrë prej të parëve kur qeverisjen e mori Lëvizja Vetëvendosje në atë komunë të banuar me shumicë serbe.

Krejtësisht në kundërthënie me veten, Krasniqi u shpreh që “nuk e di” ndonëse mu ato kohë (maj, 2023) ishte shprehur para gazetarëve se këtë vendim e ka në tryezë të tij dhe se “po kontrollojmë ligjshmërinë e vendimit”.

Deklarata në maj (2023) e Elbert Krasniqit: “Ky vendim është në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në kontrollim të ligjshmërisë dhe proceseve administrative. Porsa të përfundojë ky vlerësim, ajo do të jetë në tryezën time dhe më pastaj unë do të vazhdojë me procedimin e tij”.

Ne ia risollëm ndërmend këtë deklaratë Krasniqit, por ai na tha “dërgoma me email...ju përgjigjem menjëherë”...

Kjo temë u rikthye në diskursin publik pasi Zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, tha se hapja e Urës së Ibrit “është çështje kohe”; por, pa specifikuar më tej se kur-dhe-qysh?

E kontaktuam Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin për ta pyetur për vendimin e marrë nga institucioni që ai e drejton.

“Prej ministrisë kurrëfarë përgjigje nuk kemi marrë”, tha Ugljanin në një prononcim për Nacionalen, teksa na shpjegon se vendimi si i tillë ka kaluar në prill të 2023’ës.

Sipas Nenit 81, Pika 4 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, “autoriteti mbikëqyrës obligohet që të jep mendimin e tij për ligjshmërinë e çdo akti të regjistruar brenda 15 ditësh nga pranimi i tij, në pajtim me procedurat e përmendura më lartë”.

Por, çka ndodh nëse brenda 15 ditësh (janë bërë më shumë se një vit) autoriteti mbikëqyrës – në këtë rast MAPL-ja – nuk kthen përgjigje?

Vetë MAPL ka përpiluar rregullore për situtatë të tillë: “Në rast se organi mbikëqyrës nuk ia kthen shqyrtimin e ligjshmërisë aktit të komunës brenda 15 ditësh nga dita e pranimit...akti i komunës konsiderohet i ligjshëm”.

Lajme të ngjashme