Çeku për djegien e gjimnazit në Ferizaj: Ky është krim, përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar në lidhje me djegien e ish-shkollës në Ferizaj.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se javën e kaluar kanë nënshkruar kontratën për restaurimin e gjimnazit të vjetër, ndërkohë që dje kanë filluar punimet.
Çeku ka thënë se edhe pse kanë filluar punimet dje, sot në orët e hershme të mëngjesit, ia kanë vënë flakën.
Ministri Çeku këtë veprim e ka quajtur krim, ndërkohë që ka thënë se përgjegjësit duhet të përballën me drejtësinë.
“Gjimnazi i vjetër "Ismail Qemali' në Ferizaj do të restaurohet, i pëlqeu apo jo keqbërësve. Trashëgimia jonë kulturore është më e rëndësishme se interesat tuaja të ngushta. Metodat e porositë mafioze nuk na ndalojnë”, ka shkruar Çeku.
