Çeku: Ndalimi i filmave e intervistimi i aktorëve në Bujanoc tregon më së miri se Serbia s’ka ndryshuar - NACIONALE

Çeku: Ndalimi i filmave e intervistimi i aktorëve në Bujanoc tregon më së miri se Serbia s’ka ndryshuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Kulturës Hajrrullah Çeku ka reaguar pas lajmit se në Komunën e Bujanocit, janë ndaluar dy filmat të cilët ishin pjesë e projektit të Qeverisë së Kosovës, për ruajtjen e identitetit kombëtar në Luginë të Preshevës.

Por, organet serbe përveq se kanë pezulluar filmat, edhe i kanë intervistuar, organizatorët e aktorët e këtij filmi, Kjo sipas Çekut tregon më së miri se Serbia nuk ka ndryshuar. E se kjo politikë është në vazhdën e politikave që përmbajnë mosdurim nacional.

E plotë:

I paprecedent dhe i papranueshëm rasti i mbrëmshëm në Komunën e Bujanocit, ku u ndalua shfaqja e dy filmave në Shtëpinë e Kulturës.

Një ditë para shfaqjes së filmave, policia e Serbisë i merr në bisedë informative drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, producentin dhe aktorët e filmave.

Pa asnjë motiv konkret, e madje duke e paragjykuar përmbajtjen e filmave, autoritetet serbe ndalojnë shfaqjen e filmave deri në një vendim të radhës.

Ky akt më e pakta që mund të emërohet, është mosdurim nacional. E për fat të keq ka ende qarqe politike brenda, në rajon e jashtë që besojnë në ndryshimin e Serbisë.

Pikërisht politizimi nga ana e Serbisë edhe i artit, me të vetmin motiv që filmi është me aktorë shqiptarë dhe mbështetet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është përgënjeshtrimi më i madh që Serbia ka ndryshuar, apo se mund të ndryshojë.

Ky projekt ishte njëri nga 78 projektet që Qeveria jonë i mbështeti financiarisht përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar. Projekte këto që bartnin aktivitete në ruajtjen dhe kultivimin, avancimin e artit, gjuhës, arsimit e identitetit kombëtar shqiptar në Luginën e Preshevës.

Lajme të ngjashme