Çeku me zbulim të madh: Ne i kemi votat për kandidaten tonë, pyesni opozitën për votat e tyre
Deputeti Hajruallah Çeku ka bërë një deklarim ‘zbulues’ para Kuvendit.
Ai ka thënë se VV-ja i ka votat për kandidaten e VV-së, por që duhet të pyeten partitë e tjera për votat e tyre.
“Kandidaten ne e kemi propozuar. E tashmë duhet të presim që ajo t’i marrë votat e nevojshme për të vazhduar me hapat e nevojshëm për të proceduar tutje”, tha ai.
“Ne votat tona, siç i kishim para dy ditësh, i kemi edhe sot. Duhet t’i pyesni partitë e tjera për votat e tyre. Ne votat tona i kemi për kandidaten”.