Çdo shqiptar duhet ta degjojë këtë fjalim spontan të Ali Ahmetit, në prag të momentit historik për të gjithë shqiptarët - NACIONALE

Çdo shqiptar duhet ta degjojë këtë fjalim spontan të Ali Ahmetit, në prag të momentit historik për të gjithë shqiptarët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, në prag të votimit të Talat Xhaferit si kryeministër, ka mbajtur një fjalim tejet emocinues para një numri gazetarësh ku – tashmë në një kapërcim historik të një shqiptari kryeministër – e jep se po ta mendoje këtë gjë para 20 vitesh “njerëz do të thonin të kërkoje trajtim psikiatrik”.

Ahmeti e nisi me një rrëfim të para më shumë se njëzet vitesh kur një profesor universitar i Kembrixhit i kishte dërguar një punim shkencor me titulllin “Terroristi i mirë” referuar atij si luftëtar për liri, e ku madje kishte parashikuar Ahmetin si president të Maqedonisë deri më 2025.

“Dhe, unë, nuk dua president, unë dua kryeministër. Dhe e realizuam bashkërisht. Një vit para parashikimit”, tha Ahmeti para gazetarëve.

Mes tjerash, ai shpjegoi se ka qenë e pamendueshme para 20 viteve, që kazermat ushtarake të gjeneralit famëkeq fashist serb Ratko Mlladiq, sot të jenë qendra universitare e arsimore shqiptare.

Isha duke folur me Beratin. T’i thoshe dikutj para 20 vjeti, 18 vjete, që kazermat ku ka shërby Mlladiqi dhe janë bë plane antishqiptare për t’ushtru gjenocid ndaj shqiptarëve, në Kumanovë dhe në Shkup që do të shndërrohen në qendra universitare para 20 vjetësh do të kërkonin nga ju trajtim psikiatrik. Kazerma në Shkup e Mlladiqit është Universiteti Nën Tereza. Në gjuhën shqipe”, shpjegoi Ahmeti.

Në Kumanovë, në kazermën e Mlladiqit është universiteti i Tetovës, i vetmi universitet në planet që është hap me gjak. Nuk kam lexu që ndonjë universitet në botë të jetë hapur me gjak”.

Ajo që ishte në sferën e të pamendeushëm, që në Maqedoni të Veriut të ketë një kryeministër shqiptar, sot është bërë punë e kryer me Talat Xhaferin kryeministër në mandatin teknik, si rrjedhojë e një marrëveshjes mes BDI-së dhe LSDM-së që 100 ditëshin e fundit të ekzekutivit ta udhëheqin shqiptarët.

Lajme të ngjashme