Gërvalla i reagon Borellit, nënkupton se ai po nxit 'eskalim të mëtejmë në veri'
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz, i ka reaguar kryediplomatit evropian, Josep Borell, pasi ky i fundit nuk dënoi sulmet në veri kundër Policisë së Kosovës.
Në një reagim të publikuar gjatë së dieles, Borell dënoi sulmin ndaj EULEX-it, duke bërë thirrje që të shmanget përshkallëzimi.
“BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it ose përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Duhet të rivendoset qetësia. EULEX-i do të vazhdojë të koordinohet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Të gjithë aktorët duhet të shmangin përshkallëzimin”, shkroi ai në Twitter.
#EU will not tolerate attacks on @EULEXKosovo or use of violent, criminal acts in the north. Barricades must be removed immediately by groups of Kosovo Serbs. Calm must be restored. EULEX will continue to coordinate w/Kosovo authorities & KFOR.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) December 11, 2022
All actors must avoid escalation.
Siç edhe shihet, në këtë postim nuk është përmendur Policia e Kosovës, e cila po ashtu u sulmua dhe u plagos edhe një polic, gjë që ka shkaktuar reagimin e znj.Gërvalla.
Kjo e fundit, përmes një reagimi ka thënë se çdo jetë ka rëndësi dhe se z.Borell duhet të dënojë edhe të shtënat ndaj Policisë së Kosovës.
“Çdo jetë ka rëndësi. Përfaqësuesi i Lartë, Borrell duhet të dënojë edhe të shtënat ndaj Policisë e Kosovës duke përmbushur detyrën e saj dhe duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Republikës nga sulmet e bandave kriminale. Deklaratat që nuk dënojnë Vuçiqin për agresionin e tij të hapur inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm.” – ka shkruar ai.
Every life matters. HRVP Borrell should also condemn the shooting at Kosova Police fulfilling its duty & protecting all citizens of the Republic of 🇽🇰 from attacks by criminal gangs.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) December 11, 2022
Statements not condemning Vucic for his open aggression encourage further escalation. https://t.co/3miGVIAPRf