Cakolli: Numërimi i votave për deputetë është dashur të fillojë të hënën në orën 8
Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, ka bërë të ditur në “DPT te Fidani” se nga ora 16:00 ka nisur “një lloj improvizimi nga KQZ” rreth procesit të numërimit të votave për deputetët.
Cakolli nëvizoi vonesat në këtë proces duke thënë se numërimi i këtyre votave është dashur të nis dje në orën 8 të mëngjesit.
“Në orën 16:00 ka nisur një lloj improvizimi nga KQZ, për shkak se ka pasur vonesa që i kanë tejkaluar edhe afatet ligjore. Në bazë të ligjit është dashur që KQZ këtë proces ta nis qysh dje në orën 8 të mëngjesit”, tha Cakolli.